Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca i përgjigjet Ramës: Fake News-et i publikon vetë


Presidenca ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt kreut të shtetit Ilir Meta për “Fake news-in” e mbetjeve toksike.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, thotë se këtë “fake-news” e ka publikuar vetë kryeministri për të shmangur vëmendjen e publikut për shkeljet që po bëhen.

“Fake News-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”, shkruan Blushi.

Rama nxori këtë mëngjes një video në të cilën flitet këshilltari i Metës akuzohej se ishte implikuar me një fushatë lobimi për rrëzimin e Ramës.

Rama e quan shëmti të paguash siç thotë ai “para të zeza për të përhapur në botë shpifje”.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar. Pa Atdhe. Pa Din. Pa Iman.”– shkruante kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *