Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën: Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur shpifje


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke nxjerrë një video në të cilën flitet këshilltari i tij akuzohej se ishte implikuar me një fushatë lobimi për rrëzimin e Ramës.

Rama e quan shëmti të paguash siç thotë ai “para të zeza për të përhapur në botë shpifje”.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar. Pa Atdhe. Pa Din. Pa Iman.”– shkruan Rama.

Në videon e publikuar nga Rama, thuhet se Ministrja e Brendshme Italiane akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit Ilir Meta, se kishin aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakeneës që të nxiste rënien e qeverisë “Rama” në Tiranë.

Kulla përmendej si personi që qëndron pas lajmit fals të vitit 2017, se rreth 1400 konteinerë me mbetje toksike, ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur.

Kur fillimisht doli ky lajm në qershor, Kulla e konsideroi atë shpifje. Po ashtu dhe presidenti Meta. Ai se këto zëra janë fabrikime për të hequr vëmendjen nga problemet themelore të Shqipërisë si demokracia dhe qytetarët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *