Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Idriz Dollaku”, ku sipas policisë një bombol gazi ka shpërthyer në oborrin e banesës private të shtetasit me iniciale N.H.
Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 03.10.2020, rreth orës 08:50, në rrugën “Idriz Dollaku”, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, në oborrin e baneses private të shtetasit N.H., ku ka vetëm dëme materiale.“-njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.