Vendosni fjalën kyçe....

“Bie teza e Ramës, formulën e koalicionit të propozuar nga opozita e ka Italia”


Demokrati Bylykbashi ka hedhur poshtë pretendimet e shumicës lidhur me formulën e koalicioneve zgjedhore.

Përfaqësuesi i PS-së, Gjiknuri, i ka bërë thirrje opozitës që të sjellë një formulë të ngjashme me atë që kërkon që zbatohet në ndonjë nga vendet e BE-së.

Kësaj sfide i është përgjigjur sot përfaqësuesi i PD-së, i cili në një deklaratë tha se formula e propozuar nga opozita e bashkuar përdoret nga Italia fqinje.

“Koalicioni i përbërë është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Edhe pse Rama thotë që nuk ekziston askund. Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ‘Rozato’ që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është ende në fuqi. Kësisoj bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. – tha Bylykbashi.

Bylykbashi theksoi se Rama po përpiqet me çdo kusht që të zvogëloë humbjen megjithatë asgjë nu do e ndalë fitoren e opozitës, tha ndër të tjera demokrati.

“Rama po ndryshon rregullat, që mos humbasë zgjedhjet thellë. Me aktualet i humbet. E qartë që sido që ta bëjë sistemin, ne fitojmë. Në zgjedhjet e ardhshme të jetë i thellë, që mos i lërë shteg Ramës të ndryshojë sistemin në çdo formë që ekziston. Ndryshimet e nesërme nuk e ndryshojnë fitoren. Ai draft do të dërrmojë standardet e zgjedhjeve, por nuk pengon opozitën të fitojë zgjedhjet. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston 4 vite pas Reformës në Drejtësi. Modeli që propozon PS është antikushtetues. Koalicionet s’kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.” – shtoi Bylykbashi.

*Ligji italian per zgjedhjet


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *