Vendosni fjalën kyçe....

Blushi reagon sërish: Të ndalen sulmet ndaj KF Tiranës, të kërkohet falje për etiketimin si “terrorist” të komunitetit tironas


Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj Klubit të Tiranës, tifozëve dhe komunitetit autokton tironas.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Rilindja duhet të ndalë sulmet, presionet, shantazet e fyerjet e 48 orëve të fundit ndaj Tiranës, tifozëve e komunitetit tironas.

“NDAL SULMEVE NDAJ KF TIRANA, TIFOZËVE TË EKIPIT DHE KOMUNITETIT TË NDERUAR AUTOKTON TIRONAS! I bëjmë thirrje Rilindjes të ndalë menjëherë të gjitha sulmet, presionet, shantazhet dhe fyerjet e shfrenuara që ka ndërmarrë prej 48 orësh ndaj ekipit të madh, krenarisë sportive e kombëtare, KF Tirana, tifozëve të saj të mrekullueshëm dhe mbarë komunitetit të nderuar autokton tironas.” – shkruan Blushi.

Më tej ai i kërkon Mero Bazes e gazetës së tij që të kërkojnë falje për vijimin e etiketimit si ‘terrorist’ të komunitetit tironas.

Blushi shton se sekti i rilindjes do përballet me përbuzje për fushatën denigruese ndaj komunitetit toronas duke bërë thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë ndaj provokimeve.

“Zëdhënësi i Tao Qylit dhe gazeta e tij, që kanë marrë përsipër për llogari të Rilindjes, fushatën më të poshtër ndaj këtyre vlerave më të spikatura kombëtare, që as armiqtë më të egër të kombit shqiptar nuk kanë guxuar ta bëjnë, duhet të kërkojë menjëherë falje me përulje për vijimin e etikimit si “terrorist” të komunitetit të nderuar tironas, që edhe atij vetë i ka hapur dyert me bujari dhe e ka mirëpritur. Ky Sekt pa nder, pa vlera, pa familje dhe pa Atdhe duhet ta dijë mirë se çdo fushatë denigrimi ndaj vlerave tona më të mira kombëtare, do të refuzohet me përbuzje jo vetëm nga komuniteti i nderuar autokton tironas, por nga të gjithë shqiptarët e ndershëm, të cilët i ftojmë të ruajnë qetësinë ndaj këtyre provokimeve tepër të ulta! Zëdhënësi i Tao Qylit, bën mirë të vazhdojë të merret me “Peshkun”, që po qelbet nga koka, dhe të distancohet menjëherë nga padroni i tij dhe kjo fushatë e ndyrë ndaj KF Tirana!” – mbyll reagimin zëdhënësi i presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *