Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar sot se me votimin e paralajmëruar nga shumica në seancën e ditës së nesërme të ndrysimeve në Reformën Zgjedhore, por shkelen marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit.
Në një deklaratë të bërë sot, demokrati tha se dy marrëveshjet në fjalë ishin të vetmet që garantonin reformë konsensuale për zgjedhjet e 25 prillit.
“14 janari shtoi bazat për marrëveshjen, që konkludoi në të gjitha parametrat që Këshilli Politik miratoi më pas më 30 qershor tekstin integral konsensual. Tekst që u miratua më 23 korrik në parlament do garantone konsensus për të rritur standardin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Solli instrumenta shtesë, që zgjedhjet e 2021 të kishte sa më pak probleme, dhe t’i priteshin duart partisë në pushtet që të manipulonte. Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershori, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik.” – tha Bylykbashi.
Ai shtoi më tej se ndërhyrjet që do miratohen nesër do sjellin më shumë ngatërrime lidhur me sistemin zgjedhor dhe qëllimi kryesor për miratimin e tij është zvogëlimi i përmasave të humbjes në zgjedhje nga ana e kryeministrit Rama.
Bylykbashi paralajmëroi se asnjë truk nuk do e shpëtojë kryeministrin nga fundi politik.
“Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion, si do të funksionojë ssitemi zgjedhor. Bëhet se si Rama të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik, dhe fitoren e opozitës.” – shtoi Bylykbashi.