Vendosni fjalën kyçe....

FMN-ja parashikon uljen e ekonomisë greke me 9.5%, varësia nga turizmi e ka goditur rëndë


Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia e Greqisë të tkurret me një normë prej 9.5% këtë vit si pasojë e pandemisë, për t`iu rikthyer rritjes pozitive vetëm në periudhën afat-mesëm. Pas një dekade të gjatë në recesion, Greqia arriti të dalë nga programet e shpëtimit vetëm në vitin 2018.

Por ndërkohë, huadhënësit e saj, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, apo Eurozona vazhdojnë të monitorojnë progresin e ekonomisë greke, e cila këtë vit është goditur rëndë nga pandemia.

Ekonomia greke ka një varësi të lartë nga turizmi dhe masat parandaluese për përhapjen e virusit e kanë goditur rëndë këtë sektor, e për rrjedhojë edhe ekonominë e vendit duke kërcënuar njëkohësisht financat e brishta.

FMN parashikon rimëkëmbjen në vitet 2021-2022, me një normë mesatare vjetore prej 5%. Sa i përket borxhit të vendit, më i larti në eurozonë, parashikohet që të bjerë gradualisht në terma afat-mesëm.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *