Gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta ka nxjerrë komunikimin privat mes saj dhe Koordinatores së Zyrës së Shtypit në Partinë Socialiste duke shkruar se zyra e shtypit të Ramës i ka shmangur dhe i ka mashtruar lidhur me konferencën e zhvilluar ditën e sotme në selinë rozë.
Në komunikimin privat koordinatorja është pyetur nëse do zhvillohej bashkëbisedim me gazetarët dhe Kryeministrit Rama dhe përgjigjja që ajo ka kthyer ishte se do zhvillohej vetëm prezantim në ERTV duke nënkuptuar se nuk do kishte prani të gazetarëve.
Por ajo që ndodhi ishte krejt ndryshe, dhe për këtë gazetarja e SYRI TV shkruan se në koordinatorja gënjeu vetëm pak para se kati i parë i selisë rozë të mbushej me gazetarë.