BE-ja është gati të godasë Moskën me sanksione të reja nëse Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) konfirmon se figura ruse e opozitës, Alexey Navalny, ishte helmuar me agjent nervor të klasës ‘Novichok’.
Kjo sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Unë jam i bindur që sanksionet do të jenë të pashmangshme në atë rast”, tha ai për portalin gjerman të lajmeve t-Online, duke folur për atë që Bashkimi Evropian do të bënte nëse OPCË do pohonte përfundimet e raportuara më parë nga një laborator ushtarak gjerman dhe laboratorët në Francë e Suedi.
Ata pretenduan se Navalny u helmua nga një substancë nga grupi ‘Novichok’, një tufë agjentësh nervorë vdekjeprurës. Berlini dhe aleatët e tij perëndimorë fajësuan Moskën për incidentin. Rusia në mënyrë të përsëritur ka mohuar akuzat.
Moska gjithashtu tha se kërkoi të dhëna për rastin e Navalny-t nga Berlini ndërsa këmbënguli se ishte e gatshme të bashkëpunonte me autoritetet gjermane për hetimin e incidentit. Sidoqoftë, Gjermania deri më tani ka dështuar të sigurojë ndonjë të dhënë për Rusinë, sipas zyrtarëve rusë.
Në vend të kësaj, Berlini pret që BE-ja t’i japë një ‘përgjigje të qartë’ Moskës mbi shkeljet e pretenduara të saj, edhe pse deri më tani nuk kanë paraqitur asnjë provë përfundimtare që sugjeron se autoritetet ruse kanë ndonjë lidhje me helmimin e pretenduar të Navalny-t.