Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi që mbajtja e maskës të bëhet e detyrueshme, senatorja demokrate kapet pa një të tillë


Senatorja demokrate, Dianne Feinstein, është cilësuar hipokrite, pasi u fotografua duke ecur brenda një terminali në aeroportin e Uashington DC pa mbuluar fytyrën, vetëm disa muaj pasi ajo bëri thirrje mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha linjat ajrore dhe aeroportet.

Demokratja u kap pa maskë në kamera duke përshkuar rrugën e saj përmes një terminali privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashington DC Premten, ndërsa pamjet u publikuan fillimisht nga Tucker Carlson i Fox News.

Feinstein, më parë i kishte shkruar një letër Administratës Federale të Aviacionit për ta bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme nëpër aeroporte dhe mjete publike në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *