Valbona Selimllari, Këshilltarja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, ka dalë publikisht të bindë shqiptarët që Veliaj punon në detyrën që ka.
Ish-missi shqiptar, në një takim në Zall Bastar ditën e djeshme në fjalën e saj, tha se është bashkuar me Partisë Socialiste pasi e sheh si forcë që mbaron punë.
Më tej ajo shtoi se nuk ka kohë të humbet për tu bashkuar me ata që nuk mbarojnë punë duke ftuar edhe qytetarë të tjerë të bashkohen.
“Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë”-tha Selimllari.