Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë: Asnjë viktima nga koronavirusi në 24 orë, 56 raste të reja


Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 56 raste me koronavirus, ndërsa 69 kanë fituar betejën me virusin që ka origjinë nga Kina.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Facebook.

Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.

Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19”-shkruan ministri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *