Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i partisë kandidat në disa qarqe, Rama: Unë jam deputet i gjithë Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama në takimin e organizuar ditën e sotme në selinë rozë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet nëse do garonte në disa qarqe sipas amendimeve që pritet të votohen nesër për Kodin Zgjedhor.

Rama deklaroi se nëse e kërkon ligji do e bëjë por ai është “deputet i të gjithë Shqipërisë”.

Kjo është një tjetër votë që unë do ta jap pa dëshirë, edhe PS do e japë pa dëshirë, sepse e propozon opozita parlamentare. Unë jam deputet i të gjithë Shqipërisë. Deputeti i qarkut është zëri i atij komuniteti dhe ka detyrë të bëjë çmos të tërheqë sa më shumë për atë qark, ndërsa unë jam i të gjithë Shqipërisë. E vendos unë emrin në Vlorë apo Tropojë, kjo është diçka që e kërkon ligji. Unë në Vlorë kam qenë që 1 muajsh dhe do jem deri në fund, jo të jetës politike por edhe të jetës fizike. S’më bën fakti që të jem deputet atje që të jem i dashuruar me Vlorën. Do jem aty ku do jetë e nevojshme” -tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *