Replikat mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama kanë vijuar në rrjetet sociale.
Këtë herë reagimi i Presidentit ka qenë më tonë të ulëta. Meta ka zgjedhur t’i nxjerrë Ramës videon e 20 viteve më parë kur ai lavdëronte atë në krye të qeverisë, si njeri me vizion dhe bashkëpunues edhe pse i ri në moshë.
Videon, Kreu i Shtetit e shoqëron me disa kërkesa për Kryeministrin. Ai i kërkon që të hapë listat për deputetë dhe të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.
“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët”-shkruan Meta.
Më pas ka ardhur reagimi i Ramës i cili në një postim në Tëitter shkruan se nuk tërheq asnjë nga fjalët që ka thënë por i kërkon Presidentit t’i thotë shqiptarëve se çfarë borxh të kanë që nuk pushon së ngatërruari dynjanë.
“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”-shkruan Rama.