Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë stili i njohur japonez Kenzo Takada, themeluesi i markës “Kenzo”


Kenzo Takada, stilisti i njohur japonez ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin Neuilly-sur-Seine në Francë, njoftoi një zëdhënës i themeluesit të Kenzo.

I lindur në 1939 në Japoni, Takada ishte i famshëm për punën e tij si stilist në Paris dhe është ndoshta më i njohur për krijimin e markës botërore Kenzo, e cila përfshin rroba, produkte bukurie dhe parfume.

Marka më e famshme e Takadas, Kenzo, u ble nga LVHN (LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton) në vitin 1993 për afro 80 milionë dollarë.

Marka vazhdon të jetë e suksesshme deri më sot. Takada dha dorëheqjen si drejtor krijues në vitin 99 për të ndjekur përpjekje të tjera artistike, megjithëse ai ishte ende shumë i kërkuar, duke dizajnuar për persona të famshëm si Rihanna dhe Beyonce.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *