Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i Presidentit ndaj Temës, reagon Baze: S’jam tmerruar as kur ky dhe ortaku në qeverisje kanë vënë bombën në makinë


Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka reaguar në lidhje me sulmet e ardhura nga Presidenca ditën e sotme ku sebep për replikat ka qenë dhënia e pasaportës shqiptare për lojtarin e huaj të klubit të Tiranës.

Në reagimin e tij Baze e sfidon Metën që për kërcënimet në drejtim të tij ta mbajë fjalën t’i realizojë kur të vijë në pushtet.

Sipas Bazes, ai nuk i trembet kërcënimeve të Presidentit.

Më paska sulmuar Presidenti duke më kërcënuar me “tmerrim”, kur të vij në pushtet, disa ditë pasi ka vajtuar për sulmet ndaj Ylli Ndroqit me të cilët ndan planin e biznesit dhe programacionin e tij.(Mund t’ia provojë po ka kuriozitet). Tani ky në pushtet është, se më shumë se president të Republikës, nuk e bëjmë dot. Vetëm nëse e ka fjalën kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi, se më shumë se kaq pushtet sa ka, si japim dot.

Plus kësaj kam tërë jetën në opozitë me këtë, kur ka qene kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër e president. Sjam tmerruar, as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë, më kanë nxjerrë nga redaksia me policë etj. Përkundrazi atë e kam parë të tmerruar.

E inkurajoj ta mbaj fjalën, e jo të më marrë në telefon e të më thotë “O vëlla Blushin lexon ti? Ai është budalla ja shkruan Monika”-shkruan Baze.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *