Vendosni fjalën kyçe....

U shkarkua nga vettingu, gazetarët e kronikës së zezë bëhen bashkë në mbrojtje të drejtorit të policisë


Shkarkimi i drejtorit të SHÇBA-së, Arben Frashëri, nga komisioni i vettingut ka ngjallur mjaft reagime nga gazetarët e kronikës së zezë por edhe nga pronari i Report TV, Karlo Bolino.

Gazetari Artan Hoxha, shkruan se Frashëri është simboli i oficerit të policisë që ka sakrifikuar shumë gjatë karrierës së tij të gjatë në luftën kundër bandave duke nisur që nga viti 1997.

Edhe pse me një karrierë të gjatë 35-vjeçare në polici, thotë Hoxha, ai arriti të mbijetojë pavarësisht luftës ndaj disa prej bandave më famëkeqe në vend.

“Beni mbijetoi për familjen e tij dhe për ne, duke i shërbyer atdheut, si hetues në prokurorinë e krimeve të rënda, në Policinë e Shtetit. Deri sa sot paradite, një oficer me graden e lartë “Drejtues”, me 35 vite karrierë në Policinë e Shtetit, me vetëm një apartament modest banimi, si çdo shqiptarë i thjeshtë, mori “shpërblimin” për të gjithë sakrificën dhe jetën e tij, duke u flakur tej radhëve të Policisë nga një farë komision vetingu, sepse nuk kishte mbajtur faturë për punën e tij si emigrant gjate 3 viteve në Greq. Sot, Policia e Shtetit dhe shqiptarët, humbën një oficerë model. Arben Frashëri, sot pas 35 vitesh karrierë, nuk ra dëshmorë nga plumbat e krimit, si kolegu dhe miku i tij, por ra viktimë e një sistemi të korruptuar deri në palcë.” – shkruan Hoxha.

Reagim të ashpër pas shkarkimit të Frashërit nga komisioni i vettingut ka pasur edhe gazetari Ferdinand Dervishi. Teksa përmend rolin dhe sakrificat e tij në Policinë e Shtetit, thekson se ai është heroi i policisë shqiptare që nuk është korruptuar asnjëherë.

Edhe Karlo Bolino e ka kritikuar shkarkimin e Frashërit nga policia. Pronari i Report TV shkruan se edhe pse nuk e ka njohur personalisht Frashërin, sërish beson në deklarimet e gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com rreth tij.

Bolino thekson se vettingu duhet të shërbejë për pastrimin e radhëve të policisë nga bashkëpunëtorët e kriminelëve e nëse nuk e bën dot këtë atëherë më mirë të mos bëhet aspak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *