Vendosni fjalën kyçe....

Djali dhe motra e Maduros do injektojnë vaksinën ruse


Mes 2.000 vullnetarëve që do t’u injektohet vaksina e Covid-19 e zhvilluar nga Rusia do të jetë djali dhe motra e liderit venezualian Nicolas Maduro.

Në një fjalim të mbajtur ditën e diel, Maduro u shpreh se ai e miratoi vendimin e të birit duke thënë se edhe ai vetë do të ishte i pari i cili do të injektonte vaksinën Sputnik V pasi të ishte gati për përdorim masiv.

Në 11 gusht Rusia ishte vendi i parë i cili regjistroi zyrtarisht një vaksinë kundër Covid-19 dhe e para e cila e injektoi ka qenë vajza e Putin.

Sidoqoftë, ekspertët perëndimorë të shëndetësisë e kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e kësaj vaksine, për shkak të kohës së shkurtër gjatë së cilës është testuar.

Qeveria e Venezuelës, që ka marrë miliarda dollarë kredi nga Rusia, tha në gusht se do të ishte e gatshme të merrte pjesë në testet klinike për vaksinën e re.

Venezuela ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 77,000 raste me Covid-19 dhe rreth 650 viktima që nga fillimi i pandemisë, megjithëse shifrat reale mund të jenë shumë më të larta.

Rusia ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Maduros përballë presionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Uashingtoni, i cili kërkon ta zhvendosë atë nga pushteti sepse e konsideron rizgjedhjen e tij si mashtruese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *