Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Artan Hoxha: Duan ta shesin zhdukjen e të rinjve si konflikt për një femër, s’e fshehin dot kanabisin


Gazetari Artan Hoxha, i cili dha alarmin natën e mbrëmshme lidhur me fatin e tre të rinjve të cilët sipas tij dyshohet se janë vrarë për parcelat me kanabis në Malësi të Madhe, ka reaguar sërish sot.

Ai shkruan se policia ka konfirmuar me një ditë me vonesë denoncimin e publikuar prej tij teksa thekson se ‘motivet e dobëta’ nuk i mbulojnë dot parcelat me kanabis.

Sipas Hoxhës, policia po kërkon ta paraqesë ngjarjen si për motive të dobëta, duke e lidhur zhdukjen e të tre rinjve me konfliktin për një femër.

Megjithatë Hoxa shton më tej se nëse do ishte rasti në fjalë atëherë të rinjtë e gjallë ose trupat e tyre do ishin gjetur tashmë. Në fund ai shkruan se asgjë nuk i fsheh dot parcelat me kanabis në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

“(Motivet e dobeta), nuk i mbulojne dot parcelat me kanabisin e rritur, sa nje bredh…Me ne fund, edhe pse me nje dite vonese, policia konfirmon ngjarjen e ndodhur ne nje zone malore, ne Malesine e Madhe, te cilen e publikova dje. Madje publikon emrat e personave te dyshuar, si te zhdukur prej 48 oresh tashme, te cilet jane te njejte me ato qe deklarova ne shkrimin e djeshem. Por me terheq vemendjen nje detaj, ne dukje i “parendesishem”.

“Burime policore” kane nisur te “rrjedhin” ne media, se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, deri dhe te konflikti per nje femer…Nese ngjarja do te kishte ndodhur per motive te dobeta, minimalisht ne tashme do te kishim kufomat, madje do te ishte kryer dhe ceremonia mortore, sepse ngjarja ka ndodhur te shtunen ne mesdite.

Gjithsesi, “burimet policore”, qe po sakrifikojne te “rrjedhin” informacion per mediat, ne lidhje me motivet, te dobeta apo te shendosha, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabis ne zonen pyjore ku ka ndodhur ngjarja…Jeta e çdo shqiptari eshte shume e shtrenjte, dhe nuk meriton te humbet per çfaredo motiv, qofte ky i dobet apo i shendoshe, madje dhe nje parcele me kanabis…” – shkruan Hoxha në Facebook.e


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *