Mediat amerikane kanë reaguar ashpër pas daljes së presidentit amerikan Trump nga spitali për të përshëndetur mbështetësit e tij jashtë spitalit ku ndodhet i shtruar.
Ndër të tjera gazetarët thanë se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk po e merrte aspak seriozisht Covid-19.
“Ai ende nuk duket se e kupton seriozitetin e një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse.” – shkroi Maeve Reston e CNN.
Ajo vijoi më tej duke thënë se mënyra sesi e trajtoi Shtëpia e Bardhë prekjen e presidentit Trump nga koronavirusi dhe trajtimi pasues është një ‘një shembull sesi nuk duhet trajtuar një virus vdekjeprurës’.
Presidenti Trump qëndron i shtruar në qendrën ‘Walter Reed’ që prej natës të së premtes në atë që Shtëpia e Bardhë e quajti masë paraprake për shëndetin e tij.
Ditën e djeshme, Trump, u shfaq i hipur në një fuoristradë duke kaluar përpara mbështetësve të tij në qendrën spitalore ku ndodhet i shtruar.