Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari bllokoi foltoren, Rama: Dha shembullin më të keq të edukatës për fëmijët


Kryeministri Edi Rama ka komentuar sjelljen e deputetes Rudina Hajdari e cila së fundmi i është bashkuar Nismës Thurje, që për disa minuta mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit.

Sipas tij, deputetja dha shembullin më të keq të edukatës për fëmijët.

“Disa kërkojnë hapje dhe nga ana tjetër duan të mbyllin gojën e të tjerëve. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që pakica kërkon t’i imponohet shumicës me forma dhe me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me çka secili dhe secila në këtë sallë iu mëson fëmijëve të vet. Asnjë lidhje… dhe fatkeqësia 30-vjeçare e këtij parlamenti është e atyre që e ndjekin dhe e të rinjve për të cilët flitet shumë dhe në ajër jo pak, dha shembullin më të keq të edukatës”, tha Rama.

Sa për deklaratat e saj në Kuvend, Rama tha se Hajdari nuk ka faj kur vetë presidenti përdor një gjuhë shantazhuese edhe kur është në takim me një homolog ndërkombëtar, duke thumbuar me këtë rast dhe kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Dëgjova një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë. Çfarë faji ti vë zonjës ku shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Shqipërisë i cili nuk ka kapacitetin mendor dhe moral kur ka një homolog në krah. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah të një të huaji të ketë përdorur një fjalor shantazhues për kundërshtarët këtu. Nuk i vendos faj zonjës.” – deklaroi kryeministri.

Më herët deputetja Hajdari bllokoi foltoren e Kuvendit, edhe pse kryetari Gramoz Ruçi i kërkoi të ulej pasi po shkelte rregulloren. Ai më pas tha se Hajdari ishte deputetja e parë grua që bënte një veprim të tillë, ndërsa deklaroi ndërprerjen e seancës plenare për 15 minuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *