Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari bllokon foltoren: Të ndalojë kjo seancë e turpshme, hapni listat


Deputetja e PD-së, që ka kaluar me Nisma#Thurje, Rudina Hajdari, ka bllokuar foltoren e Kuvendit në seancën e ditës së sotme.

Ajo ka lëshuar akuza të forta në drejtim të deputetëve të PS-së por edhe të opozitës jashtëparlamentare.

Hajdari tha se në sallën e parlamentit kanë ndodhur pazaret dhe mashtrime në kurriz të shqiptarëve.

“Këtu bëhen vetëm pazare. Ata e dinë shumë mirë se momenti kur kjo seancë përfundon, shumica e tyre ulen e bëjnë pazare. Ka qenë kjo sallë, ku më 1992 ju i premtuat shqiptarëve se do të dënonit krimet e komunizmit dhe nuk e bëtë këtë. I mashtruat shqiptarët. Unë jam me ata shqiptarë sot, të cilët janë të zhgënjyer se pse ju nuk e bëtë këtë. Ka qenë kjo sallë kur më 1996 iu thatë shqiptarëve t’i fusin lekët në firmat piramidale, se i kanë të sigurta, dhe i mashtruat. E çuat këtë vend në përplasje e tmerre të mëdha. Ju i mashtruat shqiptarët. Ka qenë kjo sallë me po të njëjtit njerëz, më 1998, kur iu thanë shqiptarëve se do ua rikthejnë lekët e firmave piramidale, por i mashtruan.” – tha Hajdari.

Hajdari tha më tej se deputetët e shumicës kërkojnë të mashtrojnë shqiptarët lidhur me hapjen e listave duke bërë thirrje që seanca të ndalet e deputetët të reflektojnë. Ajo theksoi se duhen hapur listat zgjedhore.

“E meritojnë shqiptarët këtë? Ka qenë kjo sallë që vazhdon të bëjë premtime dhe 2020 ka ardhur dhe sërish ju iu thoni shqiptarëve se do hapni listat. Ju pasuruat veten tuaj bashkë me një grup njerëzish. Edhe sot iu po tenton të bëni të njëjtën gjë, t’i mashtroni shqiptarët. Ju po e bëni këtë gjë, pas 30 vitesh. Shqiptarët janë të ngopur, ndaj mos u hiqni si patriotë. Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektoni. Ndaleni këtë seancë të turpshme që i bëni qytetarëve, sepse ne jemi këtu për ata dhe jo për t’iu shërbyer një grup njerëzve. 90% e shqiptarëve sot nuk e duan këtë gjendje, apo do të degdisemi nga 10% e shqiptarëve. Ndalojeni këtë seancë, hapni listat, sepse Kodi Zgjedhor, sistemi, ndryshohet një herë, jo sa herë ju do qejfi juve. Le të ikin në kosh plehrash ata që nuk e meritojnë.” – shtoi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *