Katër persona kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19. Për sa u përket të prekurve, nga 912 testime të kryera janë zbuluar 144 raste të reja.
Viktimat janë mjeku mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në dy spitalet Covid-19 në vend po trajtohen 214 pacientë, nga të cilët 19 janë në terapi intensive me 6 prej tyre të intubuar.