Vendosni fjalën kyçe....

Kaledonia e Re mban referendum, populli refuzon pavarësinë nga Franca


Qytetarët përtej detit francez në Kaledoninë e Re kanë refuzuar në referendum pavarësinë nga Franca.

Siç shkruan BBC, në referendumin e mbajtur dje qytetarët votuan të mbeten në Francë me 53.26% të votave. Pjesëmarrja në referendum ishte 85.6%.

Në një votim të ngjashëm dy vjet më parë, rezultati ishte pak më i gjerë, 56.7% votuan të qëndrojnë me Francën.
Kaledonia e Re ka qenë një territor francez për gati 170 vjet.

Presidenti francez Emmanuel Macron e mirëpriti rezultatin si një “shenjë besimi”.


Disa marrëveshje janë nënshkruar duke përfshirë Marrëveshjen e Noumea-s të vitit 1998, e cila përcaktoi një udhërrëfyes për një autonomi më të madhe për territorin.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kaledonisë së Re i lejohet deri në tre referendume për pavarësinë. Një referendum i tretë mund të bëhet deri në vitin 2022, nëse kërkohet nga një e treta e asamblesë lokale.

Kaledonia e Re ka depozita të mëdha nikeli, një përbërës jetik në prodhimin e pajisjeve elektronike, dhe shihet nga Franca si një aset politik dhe ekonomik strategjik në rajon.

Ky territor gëzon një shkallë të madhe të autonomisë, por varet shumë nga Franca për çështje si mbrojtja dhe arsimi dhe ende merr subvencione të mëdha nga Parisi.

Kaledonia e Re është një nga 17 “territoret jo-vetëqeverisëse” të Kombeve të Bashkuara, ku procesi i dekolonizimit nuk ka përfunduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *