Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV foli edhe për zgjedhjet brenda partisë që drejton.
Ndër të tjera ajo zbuloi edhe afrimin më të ri nga socialistët duke thënë se ish-drejtoresha e tatimeve në qeverinë Rama 1 për 3 vite, Briseida Shehaj do jetë nënkryetare e LSI-së Tiranë.
“Briseida Shehaj do jetë nënkryetare e LSI-së në Tiranë. Brisejda Shehaj, e kam bërë unë anëtare të Partisë Socialiste, më saktë të FRESSH-it që në vitin 2001. Shehaj është rekrutuar siç është rekrutuar Ridvan Bode dhe Ilir Rusmajlaj në Partinë Socialiste”-tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi se LSI-ja do ketë votime në parti më 21 nëntor ku do zgjedhë strukturat drejtuese sipas parimit një anëtar një votë.
“Ne kemi një strategji. Më 21 nëntor kemi votimet në parti ku do zgjedhim ‘një anëtar një votë. Ne kemi qenë të parët që kemi bërë vettingun për deputetë, me dëshmi penalitet dhe me radhë. Pra përsa i përket demokracisë brenda partisë, LSI është avangardë”-tha kryetarja e LSI-së.