Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama edhe me ndalimin e koalicioneve dhe mbylljen e listave do thyhet në mes


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV komentoi ndryshimet e sotme të mazhorancës të Kodit Zgjedhor si edhe ecurinë e forcës së saj politike në lidhje me këto ndryshime.

Për, Kryemadhin opozitën e bashkuar nuk do e ndalin as heqja e koalicioneve dhe as mos-hapja e listave për të fituar.

Sipas saj, Rama “do thyhet në mes” në zgjedhjet e 25 prillit pasi sipas saj i ka të gjithë opozitë.

Edi Rama edhe administratën e ka në opozitën. Edhe policët i ka në opozitë. Edhe socialistët i ka në opozitë.  Vetëm 1 përqind e oligarkëve janë me Ramën. Sot për hir të së vërtetës ka një Edi Ramë që po e shikojmë lakuriq edhe nga ana politike. Opozita do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato në mënyrë të bindshme.Nuk do fitojë opozita por do fitojnë shqiptarët më shumë se sa listat e stërgjatuara të Ramës. Ne e dinim shumë mirë që edhe po të hynim në Këshill Politik, integrimi nuk do të hapej. Sepse krimi i organizuar, dosjet nuk ishin në dorë tonë Dhe ne bëmë qokë ndaj ndërkombëtarëve. Ne do shkojmë në zgjedhje dhe do ta thyejmë në mes Edi Ramën dhe çfarë ka nga pas”-deklaroi Kryemadhi.

Lidhur me koalicionet, Kryemadhi theksoi se nuk ka rëndësi nëse Rama i ndaloi në Kodin Zgjedhor pasi sipas saj PD-ja dhe LSI-ja kanë firmosur një marrëveshje dhe nuk e ndryshojnë.

Çështja e koalicionit nuk është çështje letrash, por fryme. Kush është fryma? Fryma është që nuk firmos në letër ti kundër Edi Ramës. Strategjia e opozitës është strategjia për ti dhënë dërmën Partinë Socialiste. Fjalimi i Edi Ramës e kishte të gjithë hallin te Meta. Jo 1 përqind por edhe 0,5 përqind ta bën Edi Rama pragun, nuk i bën dot mandate për të bërë shumicën. Kodi Zgjedhor nuk mbush dot xhepat e shqiptarëve. Problemi ynë kryesorë është çfarë do bëjë opozita kur të marrë pushtetin. Historia që ne po flasim është që Edi Rama po kërkon të hyjmë në vorbullën tonë. Unë nuk kam më problem Kodin Zgjedhor. Unë kam nënshkruar mjë marrëveshje me Bashën me 23 prill. Sot Rama ka nënshkruar fundin e tij”-deklaroi kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *