Sot në Kuvend pritet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.
Para nisjes së seancës plenare, presidenti Ilir Meta bëri dhe një apel të fundit për maxhorancën para këtij akti, duke i kërkuar që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.
Presidenti Meta paralajmëron deputetët se kushdo që ngre dorën kundër të ardhmes europiane do të mbajë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.
“Shpresoj që sot deputetët të marrin një vendim të drejtë, të respektojnë marrëveshjen historike të 5 qershorit, i vemti përjashtim që kemi venbdosur ëhstë hapjkqa e liustave 100%. Çdo prekje e njëanshme e marrëveshjes historike të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe historike për të gjithë ata që do të ngrenë dorën pasi jemi paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga BE dhe presidenca gjermane. Përgjegjësia e çdo deputeti do të jetë individuale dhe jo kolektive nëse ngre dorën kundër të ardhmes së Shqipërisë. Shqipëria me hir apo me pahir do të hyjë në BE se ky është vullneti i qytetarëve shqiptarë.”– deklaroi Meta.
Ai shtoi se do të publikojë emrat e të gjithë deputetëve nëse e bëjnë “ngrenë dorën kundër integrimit europian të Shqipërisë”.
“E ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, por kështu të ashtuquajtur opozitarë në parlament nëse duan të quhen opozitarë nuk duhet tu shkojë mendja të përpiqen sot ti mbyllin derën e BE Shqipërisë. Sot ai që ngre dorën për të prekur 5 qershorin, përveç listave të hapura 100% që çdo shqiptar i duatroket po të kenë kurajon ta bëjnë, ai ngre dorën kundër intergrimit europian të Shqipërisë, ai vendos pusht pushtetin e partisë mbi një interes kombëtar të gjithë shqiptarëve, unë dëshiroj të mos e bëjë. Kushdo që ngre dorën duhet të dijë që përgjegjësinë do ta ketë dhe individuale, morale dhe politike për çdo pasojë që do të ketë në vend kjo përmbysje e pabesë, tinëzare dhe antishqiptare e rregullave të lojës të bashkëjetesës demokratike dhe europiane në vendin tonë.
Presidenti do të publikojë të gjithë emrat e atyre që guxojnë të bëjnë një gjë të tillë përpara të gjithë shqiptarëve se kush janë ata që duan të kthejnë Shqipërinë 30 vjet pas për të mbyllur një derë që nuk ka Zot në botë ta mbyllë. Nëse respektohet 5 qershori do ti duatrokas, në rast tjetër presidenti dhe 3 milion shqiptarë do tregojnë se Europa është në zemrat e tyre dhe Europa nuk është vetëm euro. Të gjithë e kanë në dorë të tregojnë se ku do të jenë, me pusht pushtetin e partisë apo me demokracinë, të ardhmen europiane që të rinjtë të mos na ikin në ktë mënyrë si po na ikin sot.”– u shpreh presidenti.
Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović.