Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me homologun boshnjak: Shpopullimi problem rajonal, në Shqipëri situata edhe më e rëndë


Presidenti Meta ka deklaruar sot se shpopullimi është armiku i përbashkët i vendeve të rajonit, sidomos largimi i të rinjve.

Ai e bëri komentin në faqen e tij në Facebook pas takimit me homologun e Bosnjë Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

Kreu i shtetit thekson në postimin e tij se në rastin e Shqipërisë situata është edhe më kritike për shkak të qeverisjes së mbrapshtë, që nuk respekton liritë e të drejtat e njeriut, që ka shkallmuar shtetin e së drejtës dhe ka dhunuar demokracinë.

“Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve. Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.” – shkruan Meta.

Ai shton në reagimin e tij se vendet e rajonit e duan integrimin në BE por kjo nuk duhet të jetë retorikë për për të marrë financime nga KE-ja por për të bërë reforma të guximshme e të prekshme që rikthejnë shpresën te të rinjtë.

“Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona.” – mbyll reagimin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *