Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në seancën e sotme është miratuar edhe KQZ-ja e re.
Në krye të saj është zgjedhur Ilirjan Celibashi, i cili kenë kryetar i saj edhe më herët në vitet 2001-2006.
Celibashi do mbajë postin e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe do përfaqësojë PS-në.
Lealba Pelingu është zgjedhur Nënkomisionere e KQZ-së me shumicë dërrmuese votash ndaj Agron Haxhimihalit.
Duhet thënë se në seancë janë miratuar të 12 emrat që ishin përzgjedhur më herët nga Komisioni i Posaçëm i Përzgjedhjes së kandiatëve.
KQZ-ja e re do ketë sipas formulës së re 12 anëtarë dhe është e ndarë në tre nivele.
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet
Ilirjan Celibashi
Nënkomisionere Shtetërore për Zgjedhjet
Lealba Pelingu
Komisionit Rregullator i Zgjedhjeve
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho