Vendosni fjalën kyçe....

Rama: PD-ja refuzoi si Komisioner të KQZ-së Ilir Rusmalin, ish-zv.kryeministrin e Berishës


Kryeministri Rama i ka cilësuar partitë e vogla në Kuvend parti pengmarrësish që kërkojnë të kapin çfarë të kapin.

Ai theksoi se PD-ja refuzoi si komisioner të KQZ-së ish-zv.kryeministrin e Berishës, Ilir Rusmalin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë tha se nuk është diktator duke e krahasuar veten me paraardhësin e tij, Berisha.

Po kështu ai iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se iu ra bingo që e shohin veten në sallën e Kuvendit.

“Partitë e vogla janë parti pengmarrësish që kërkojnë të kapin një ministri për ta kthyer atë në degë thesari të atij që ka vulën. Ato janë krijuar me formulën ‘kap çfarë të kapësh.’ Sikur të isha pak sa Saliu ata që janë ashtë nuk do kishin shans të uleshin në tryezë e të dëgjoheshin, e t’u merrej mendim e të vendosnin. U kemi çuar Ilir Rusmalin që ta bëjnë komisioner të KQZ-së dhe e refuzuan. E imagjinoni dot të çonim Erion Braçen për komisioner në KQZ e ta pranonte PD-ja.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë ceku edhe çështjen e bllokimit të foltores nga ana e deputetes Rudina Hajdari duke sjellë si shembull presidentin Meta. Sipas Ramës, Hajdarit s’mund t’i vihet faj nëse kihet parasysh shembulli i presidentit Meta.

“Nuk ka asnjë problem që të më sulmoni mua, jam mësuar. Jam mësuar me origjinalin e jo më me kopjet. Dëgjova një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë. Çfarë faji ti vë zonjës ku shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Shqipërisë i cili nuk ka kapacitetin mendor dhe moral ku ka një homolog në krah. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah të një të huaji të ketë përdorur një fjalor shantazhues për kundërshtarët këtu. Nuk i vendos faj zonjës.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *