Vendosni fjalën kyçe....

Rama u heq mundësinë shqiptarëve të zgjedhin vetë deputetët


Janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do vlejnë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ndryshimet kanë marrë votat e 97 deputetëve edhe pse për të kaluar duheshin vetëm 84 vota.

Votimi është kryer me fletë për shkak të rregullave të vendosura lidhur me pandeminë.

Sipas ndryshimeve të miratuara sot, pragu i hyrjes në Kuvend është ulur në 1%, kërkesë kjo e bërë nga opozita përlamentare.

Kreu i një partie do ketë të drejtën të garojë në 4 zona elektorale ndërsa për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u është vendosur pragu prej 10 mijë votash.

Për sa u përket koalicioneve, ato do jenë me listë të përbashkët duke u hequr koalicionet e përbëra që u kërkuan me ngulm nga opozita jashtëparlamentare.

Për sa i përket listës së kandidatëve ajo bëhet nga kryetari i partisë e një kandidat mund ta prishë atë nëse merr më shumë vota se mesatarja që ka marrë partia në fjalë për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. Një formë kjo jo klasike e listave 100% të hapura ku votuesit votojnë direkt për kandidatin. 

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor koalicionet që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 do garojnë me listë unike kandidatësh, nën një sigël te vetme, ndryshe nga sa është kërkuar me ngulm nga opozita jashtëparlamentare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *