Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi ndërpret seancën plenare: Rudina Hajdari, deputetja e parë grua që bllokon foltoren


Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë për 15 minuta seancën plenare.

Deputetja Rudina Hajdari nuk pranoi të lërë foltoren, duke i kërkuar deputetëve të ndalojnë seancën dhe t’i japin fund aktrimit që po bëhet duke iu referuar votimit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot….

Ka qenë kjo sallë se nuk do impononi plehra dhe në fund miratoni ligjin, dhe sot po tentoni t’i urdhëroni votën parapëlqyese, por në fund do e vendos unë. Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për t’iu një grup njerëzish. Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. Reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar, çfarë do bëj, nuk e lë foltoren”, tha Hajdari.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërhyri për t’i tërhequr vëmendjen, duke thënë se ajo është bërë deputetja e parë grua që bllokon foltoren e Kuvendit.

“Hera e parë që një zonjë e nderuar bllokon foltoren, do jua jap fjalën, pavarësisht se jeni në shkelje të plotë të rregullores së vendit, do iu kërkoja që t’i bëni apel armimit tuaj, kauzën tua që të zbatoni rregullat”, tha Ruçi. Ai ia dha fjalën Hajdarit, por më pas ia ndërpreu përsëri dhe deklaroi 15 minuta pushim: “Ju bëj apel edhe njëherë, ndërpres seancën 15 minuta. Thërriti koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren, nuk është veprim ky.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *