Vendosni fjalën kyçe....

Trump lë për pak spitalin, përshëndet nga makina mbështetësit e tij (VIDEO)


Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë për pak çaste spitalin të dielën pasdite, ku ai po trajtohet për koronavirusin, për të përshëndetur një grup njerëzish që ishin mbledhur jashtë për t’i uruar atij shërim të shpejtë.

Trump i përshëndeste me dorë mbështetësit e tij dhe gazetarët nga brenda makinës. Trump dhe agjentët që e shoqëronin brenda në makinë, të gjithë mbanin maska.


Përmes një video-mesazhi të publikuar më herët nga spitali, Trump e la të kuptohej se do e bënte një gjë të tillë.

“Unë gjithashtu mendoj se do të bëjmë një surprizë të vogël për disa nga patriotët e mëdhenj që kemi në rrugë”, shprehej Trump në video.

Në këtë video-mesazh, Trump vlerësoi dhe falënderoi stafin në spitalin Walter Reed.

“Ka qenë një udhëtim shumë interesant”- tha Trump. “Kam mësuar shumë për Covid. E mësova duke shkuar vërtet në shkollë. Kjo është shkolla e vërtetë. Kjo nuk është shkolla e ‘le të lexojmë’. Dhe e kuptoj, dhe e kuptoj ”.


Paraqitja e shkurtër jashtë spitalit ishte mbase e përshtatshme në një fundjavë konfuze për reporterët e Shtëpisë së Bardhë.

Të shtunën, shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows u tha gazetarëve se shenjat vitale të Trump ishin “shumë shqetësuese” gjatë ditës së kaluar. Një informacion që dukej se kundërshtonte qëndrimet e mjekëve të tij dhe shkaktoi shumë konfuzitet tek gazetarët mbi gjendjen e presidentit.

Dr. Sean Conley tha se deklarata e Meadows ishte keqkuptuar pasi ai po fliste për episodin e të Premtes kur temperatura e Trump-it u rrit dhe niveli i tij i oksigjenit ra, duke bërë që të dërgohej në spital.

I pyetur se pse nuk kishte zbuluar më parë që Trump-it iu dha oksigjen shtesë, Dr. Conley tha: “Unë po përpiqesha të pasqyroja qëndrimin optimist që ekipi, presidenti, kishte gjatë sëmundjes së tij. Nuk doja të jepja ndonjë informacion që mund të çonte ecurinë e sëmundjes në një drejtim tjetër. ”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *