Vendosni fjalën kyçe....

Valteri: Gjiknuri si Ministër Infrastrukture vodhi 100 milionë euro, nga 5 milionë euro i merr Guruja sa herë takon gruan


Ditën e sotme deputeti i Grupit Parlamentar Demokrat, Halit Valteri, pati një konflikt me deputetin e mazhorancës Damian Gjiknuri në ambjentet e jashtme të Kuvendit.

Konflikti duket se ishte me tone të larta mes dy deputetëve.

Në një deklaratë për mediat, Valteri deklaroi se ishte kërcënuar nga Gjiknuri dhe më tej vijoi me akuzat duke thënë se ai ka vjedhur 100 milionë euro kur ka qenë Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, duke shtuar më tej se “Guruja i merr nga 5 milionë euro sa herë vjen dhe i takon gruan”.

“Provokimet e Gjiknurit dhe çunave problematike, as më hynë as më dalin. S’jam idiot që të dal nga Kuvendi e të zë një deputet, më kërcënoi në telefon. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. I bëj thirrje të tërheqin këtë qen bir qeni pasi familja ime e ka provuar si i bën gjërat.
Si ta duan në parlament, jashtë parlamentit, me një Valter nuk merret dot. I kemi dhënë provat si familje si i përballojmë mbeturinat. Nuk e krahasojmë Ahmet Zogun me Gjiknurin, që si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka vjedhur 100 milionë euro dhe i merr nga 5 milionë euro Guruja sa herë vjen dhe takon gruan”-
deklaroi Valteri.

Më tej Valteri shtoi se deputetët e opozitës parlamentare u blenë me paratë e Gjiknurit për të votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Mazhoranca me fekale do përfundojë me 30 deputete, teksa me paratë e Gjiknurit janë blerë deputetë të tjerë. Deputetët e blerë janë ata që do të kalojnë me vota pro Kodin Zgjedhor. Unë jam kundër”- tha Valteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *