Ish-guruja i softuerit të sigurisë dhe një herë kandidat për president në SHBA, John McAfee, është arrestuar në Spanjë.
Ai akuzohet për evazion fiskal e për mashtrim me kripto-monedha, duke i dhënë fund periudhës së tij njëvjeçare si i arratisur. Tashmë ai do përballet me ekstradimin në SHBA.
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA njoftuan akuzat për McAfee të hënën, duke e goditur themeluesin e softuerit të sigurisë me 10 akuza të lidhura me njëra-tjetrën.
“John McAfee fitoi miliona dollarë të ardhura nga promovimi i kriptovalutave, puna konsultuese, angazhimet në pjesëmarrje në veprimtari të ndryshme dhe shitja e të drejtave për historinë e tij të jetës për një dokumentar.” – tha Departamenti i Drejtësië në një deklaratë.
“Nga viti 2014 në vitin 2018, McAfee dyshohet se nuk arriti të paraqesë deklaratat e taksave, pavarësisht se mori të ardhura të konsiderueshme nga këto burime.” – vijoi deklarata.