Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Fushë-Kruja: Të rishihet skema e garancisë sovrane


Kryedemokrati Lulzim Basha sot ka shkuar në Fushë Krujë ku është ndalur në disa biznese.

Për momentin shqetësim për të është se çfarë do të bëhet me ekonominë dhe biznesin këto 6 muaj, deri në 25 prill.

Nga Fushë-Kruja, kryetari i PS-së i ka bërë thirrje qeverisë që të rishihet skema e garancisë sovrane duke vendosur kushte të reja si përfitimi nga ata që kanë vërtet nevojë.

Basha u tha qytetarëve se pas 25 prillit, ata do të kenë në krah një qeveri që do ta mbështesë biznesin.

“Ne kemi propozuar taksën 9% për sipërmarrjen e madhe dhe me këto masa sipërmarrja do të fillojë të marrë frymë lirisht. Qeveria t’ju krijojë kushte miqësore. Qeverinë do ta keni në krah. Masat që do të merren do tua lehtësojnë aktivitetin.
Shqetësimi është këto 6 muaj. Çfarë do të bëhet deri në 25 prill, sepse në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin. Disa të dhëna që janë publikuar para dy javësh tregojnë që ndërmarrjet dalin me humbje.
Kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Oligarkët shkatërrojnë ekonominë dhe vendet e punës. Qëllimi ynë është punësimi. Prandaj nga garancia sovrane duhet të përfitojnë ata që kanë nevojë.

Të rishikohet garancia sovrane. Pas 25 prillit do të ndihmojë prodhimet shqiptare. Sipërmarrjen prodhuese e kemi prioritet të prioriteteve. Po diskutojmë mekanizmat më të mirë për të siguruar këtë mbështetje. Shumë shpejt do të kesh një qeveri që do ta kesh në krah”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *