Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja do investojë 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor


Bashkimi Europian pritet që të investojë deri në 20 miliardë euro në vendet e Ballkanit Perëndimor  gjatë dekadës së ardhshme.

Sipas projektit, synimi është mundësimi i lidhjeve më të mira mes ekonomive të vendeve, shkruan REL.

“Një gjë e tillë kërkon një angazhim të fuqishëm nga Ballkani Perëndimor për zbatimin e reformave themelore, për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal, bazuar në legjislacionin e BE-së, për ta bërë rajonin një zonë më tërheqëse për investime.” – thuhet ndër të tjera në dokument.

Paketa e investimeve do prezantohet pasditen e sotme nga Komisioni Europian. Bashkimi Evropian konfirmon se rajoni do të përfitojë shumë nga përpjekjet e intensifikuara, që synojnë ‘kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës, jo vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe të përfundimit me sukses të dialogut, me ndihmën e BE-së’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *