Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ndodhi mes Nismës e Rudina Hajdarit? Replika e kundër-replika


Një deklaratë e përfaqësuesit të Nismës Thurje ditën e sotme se marrëdhëniet mes tyre dhe Rudina Hajadarit janë shkëputur ka shkaktuar replika dhe kundër-replika mes vetë grupimit të partiak më të ri politik në skakierën politike të vendit.

Pano Soko në një intervistë për Faxweb, deklaroi ditën e sotme se ishin shkëputur marrëdhëniet me Hajdarit pasi në Kuvend ditën e djeshme nuk u hapën 100% listat zgjedhore.

Soko ka sqaruar se që në fillim kur Hajdari i është bashkuar lëvizjes më të re politike në vend, kanë patur si kusht pikërisht hapjen e listave. Por Hajdari dështoi të bllokonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor që nuk mundësojnë lista 100% të hapura.

Po ne e kemi pasur të kushtëzuar bashkëpunimin që në fillim nga hapja e listave. Mosrealizimi i kësaj pike na çon në shkëputjen e bashkëpunimit”-është shprehur Soko.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka folur edhe përfaqësuesi tjetër i Nismës i cili e la evazive dhe të pa sqaruar mirë çështjen e ngritur sot për Hajdarin por vijoi të sqaronte se projekti politik është një nismë e cila do vijojë të konkretiziohet në një parti politike.

Të jem i sinqertë jam pak i mërzitur dhe i shqetësuar, sepse kemi një vit e gjysmë që vijmë vërdallë në të gjithë Shqipërinë dhe kemi hedhur tetë teza se si reformohet Shqipëria. Pas protestës së studenteve  2018, në janar të 2019-s kemi nisur një tur kombëtar për nismë ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kemi mbledhur 50 mijë firma dhe në të gjithë Shqipërinë dhe e kemi  depozituar këtë në parlament, ku në atë periudhë, aktorët politikë janë vënë në garë për të na luftuar më tepër, pak kanë qenë mbështetës. Këtu znj. Hajdari na ka mbështetur në këtë nismë që kemi marrë. Ky bashkëpunim ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sistemi zgjedhor u përmbyll dje. Nuk ka tërheqje, ka një gjë që ende nuk ka nisur. Është një projekt që është diskutuar, por nuk ka nisur. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë aktorët në lojë janë e shkuar. Këtu lufta, debati bëhet midis të shkuarës dhe të ardhmes“- tha ai.

Ai tha se nisma “Thurje”  do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 202, ndërkohë nuk dha një përgjigje shteruese nëse znj. Hajdari do jetë apo jo pjesë e saj.

Nisma Thurje do të jetë në garë, kjo është e sigurt.  Është një vendim që nuk e kemi marrë në të shkuarën, por as sot, por megjithatë është për t’u diskutuar”-tha Endri Shabani.

Pas reagimit të Sokos dhe Shabanit ka qenë edhe vetë Rudina Hajdari që ka folur mbi këto zëra të një largimi të mundshëm të saj.

Hajdari hodhi poshtë këtë gjë duke thënë për Report TV se nga komunikimet që ka pasur me drejtues të Thurjes nuk është konfirmuar tërheqja nga projekti.

Ajo thekson se grupimi u lëvizjes së re ku bëjnë pjesë edhe aktivistë të Nisma#Thurje, është i larmishëm me profesionistë nga të gjitha fushat.

Lëvizja e re që po krijojmë quhet Nisma dhe pjesë e saj janë edhe aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarët të cilët po kërkojmë ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet që kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme” – ka thënë Hajdari.

Një takim me Ramën pak ditë para votimit

Para pak ditësh, Rudina Hajdari u filmua duke shkuar në kryeministri për të takuar kryeministrin Edi Rama.

Fotot u bënë të ditura në programin “PolitikOn” në RTV Ora, nga gazetari Alfred Lela. Por Hajdari nuk bëri asnjë reagim dhe nuk sqaroi se cilat ishin prapaskenat e atij takimi.

Fotoja është e deputetes Rudina Hajdari duke hyrë në kryeministri. Është foto e ditës së martë. Dua ta siguroj që fotoja nuk ka asnjë sens pezhorativ, pro dua të diskutoj marrëdhënien opozitë e re – kryeministër. Hajdari nëse na ndjek të na thotë se cila ka qenë arsye e kësaj vizite në kryeministri.”- deklaroi Lela.

Pas asaj dite Rudina Hajdari nuk u ndie fare për këtë çështje, ndërsa publikisht vazhdimisht deklaronte se nuk do tërhiqej nga hapja e listave 100%.

Në këtë debat me replika është përfshirë edhe Rezart Prifti i cili është personazhi i bashkuar së fundmi në Nismën.

Ai në një intervistë për Report TV tha se në dijeninë e tij nuk ka ndodhur një përjashtim i Hajdarit pasi Nimsa sipas tij është një projekt idesh dhe e ka cilësuar debatin si një shkëputje të vëmendjes nga hallet e përditshme.

Mua më pëlqen shumë kjo tallavaja se këtu është një mishmash i paparë. Krijohen firmat piramidale. Nisma thurje është entitet më vete, Rudina Hajdari më vete dhe unë më vete. Para pak kohësh u bashkuam dhe krijuam nismën, është projekt politik ose më saktë platformë idesh.

Nëse mendon se mund të bësh ndonjë sakrificë, nëse s’ke përdhunuar njeri, je përfaqësues i një gjenerate me ide ndryshe hajde se je i mirëpritur. Ky është koncepti i nismës. Fjala u përjashtua dhe s’u përjashtua është fjalë e mendësisë së vjetër. Ne nuk jemi si PD qe përjashtojmë njerëz e shkrijmë njerëz.

Më përfaqësues se mua s’ke atje. S’ka asnjë largim të Rudina Hajdarit. Është tallava e madhe për të shkëput gjithë vemendjen që ka nga hallet e përditshme.

Në dijeninë time nuk është kështu. Më të brendshëm se mua s’ke për të gjetur. Nuk e besoj“, tha Prifti.

Ndërkaq ai theksoi se nuk ekziston si nocion përjashtimi, në partinë e krijuar prej tyre.

Këto janë llogje pazari dhe nuk arrij ti perceptoj fare. Diskutimi për mua duhet të ishte pse u bë bashkë PD dhe PS.

Janë nocione që nuk ekzistojnë në mendësinë tonë. Nuk ka shance që të përjashtohet njeri aty. Hyn dhe del kush ti dojë zemra/ mjafton që të hyjnë dhe të dalin njerëz të mirë. Pse nuk ka horra në opera, nuk rrinë në opera. Horrat po të vijnë aty nuk rrinë aty.

Skam frikë të përgjigjem. Unë e shikoj këtë si bashkim idesh. Nëse dikujt si përputhen idetë shëndet e të mira. Unë asnjërit shëndet e të mira“-përfundoi ai.

Nuk është ende e qartë se çfarë po ndodh brenda Nismës. A ishte Rudina Hajdari e mandatuara nga Rama apo liderë të partive të tjera për të shkatërruar lëvizjen apo janë përplasje normale në kushtet kur lëvizja ka disa rryma?/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *