Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë tre fituesit e Nobelit në Fizikë, vërtetuan se Ajnshtajni kishte të drejtë


Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez u shpallën fituesit më të rinj të Nobelit në Fizikë të martën.

“Zbulimet e Laureatëve të këtij viti kanë hapur një terren të ri në studimin e objekteve kompakte dhe supermasive”, tha David Haviland, kryetar i Komitetit Nobel për Fizikën.

Treshja do të ndajë çmimin prej 10 milion korona suedeze (1,1 milion dollarë).

Britanikut Roger Penrose, 89 vjeç, iu dha pjesa e tij e vlerësimit për ‘zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fortë i teorisë së përgjithshme të relativitetit’ ose, me fjalë të tjera, për konfirmimin se Ajnshtajni kishte të drejtë.

Një mik i ngushtë i Stephen Haëking, Penrose zhvilloi modele matematikore për të vënë në provë Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe pas shumë kërkimeve, konfirmoi se vrimat e zeza, ‘një nga objektet më ekzotike në univers’, formohen saktësisht si ishte parashikuar.

Ndërkohë, gjermani Reinhard Genzel, 68 vjeç dhe amerikania Andrea Ghez, 55 vjeç, morën pjesën e tyre të çmimit ‘për zbulimin e një objekti kompakt supermasiv’ në qendër të galaktikës Rruga e Qumështit.

Genzel dhe Ghez pastruan pluhurin nga qendra e galaktikës sonë dhe zbuluan disa yje që rrotulloheshin rreth një objekti të padukshëm, por tepër masiv, afërsisht katër milionë herë më shumë se masa e diellit tonë.

Nga ky zbulim, erdhi mirëkuptimi ynë tashmë i vendosur se të gjitha galaktikat mburren me vrima të zeza supermasive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *