Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën tre pacientë 24 orët e fundit, 158 raste të reja me Covid-19


Tre persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se viktimat janë një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Nga 905 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 158 raste të reja me koronavirusin e ri. Për sa u përket pacientëve, në dy spitalet në Tiranë janë shtruar 214 persona, nga të cilët 15 janë në terapi intensive me 3 të intubuar.

Edhe në Kosovë, tre është numri i viktimave në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19. Për sa u përket rasteve të reja, nga 483 testime janë zbuluar 34 raste pozitive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *