Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv i qytetit të Fierit, Mikel Mbriçaj. Mësohet se ai ishte i infektuar me koronavirus.
Mbriçaj ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe ishte i njohur nga komuniteti fierak dhe më gjerë.
Ai e ushtronte profesionin e tij në Fier. Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shprehur mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, ku thonë se Mbriçaj “e donte jetën dhe gjithmonë e shihte atë me optimizëm”.
Miqtë thonë se studios së transmetimit të ndeshjeve të futbollit tashmë do t’i mungojë timbri i ngrohtë dhe karakteristik i komentatorit fierak.
Gazetari sportiv Dëfrim Methasani tha se Mbriçaj do të mbetet “një imazh kujtese, një komentator brilant dhe me kontribute.”