Vendosni fjalën kyçe....

KED ndalon katër gjyqtarë të kandidojnë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka ndaluar kandidimin e katër pretendentëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një njoftimi, KED bën me dije se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

“Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë KED.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Kujt i ndalohet kandidimi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

  • Sergjio Mazreku, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
  • Sinan Tafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
  • Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
  • Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *