Vendosni fjalën kyçe....

Konkurrencë e fortë, trafiku në faqet pornografike ra frikshëm gjatë debatit Trump-Biden


Duket se debati i parë presidencial midis presidentit Donald Trump dhe Joe Biden mund të ketë marrë përparësi mbi shikimin e pornografisë për një pjesë të madhe të amerikanëve, pasi Pornhub zbuloi se faqja e saj e internetit mori një goditje në trafikun e saj gjatë përballjes.

Uebfaqja më e popullarizuar e SHBA-së zbuloi se vizitat ranë me 18.5 përqind, ndërsa Biden dhe Trump u përballën në skenë në Cleveland, Ohio, të martën e shkuar.

“Kjo përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në vizitat në faqe gjatë një prej periudhave të pikut të trafikut ditor të Pornhub,” tha faqja e internetit.

Ccfarë e bën më interesante është se Pornhub zbuloi se rëniet më të mëdha në trafik u panë në shtete kritike, aty ku asnjëri kandidat nuk është favorit për fitoren.

Duket se përdoruesit e pornografisë ishin më të interesuar në debatin e vitit 2020 sesa ishin në vitin 2016, kur trafiku ra me vetëm 16 përqind gjatë debatiti të parë ballë për ballë midis asokohe kandidatit Trump dhe Hillary Clinton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *