Vendosni fjalën kyçe....

Man.United investon 41 milionë euro për lojtarin 18 vjeçar


Djajtë e kuq kanë shpenzuar një shumë të madhe për yllin e njohur të Serie A që është paraqitur në tri ndeshje për Atalantën deri me tani.

Manchester United e ndjek për një kohë të gjatë të riun Amad Diallo Traore për më shumë se një vit, sipas Giovanni Galli, personi që i zbuloi atë dhe vëllain e tij Hamed.

Të hënën, Djajtë e Kuq konfirmuan blerjen e Amadit nga Atalanta në një vlerë më të madhe se 41 milionë euro.

Sulmuesi i krahut të djathtë pritet që t’i bashkohet klubit anglez në janar kurse marrëveshje pritet që të përfundojë pas testeve mjekësore, kushteve personale dhe lejës së punës. Edhe pse ka vetëm 18 vjet, Diallo pritet që ti bashkohet skuadrës së parë të United menjëherë.

Galli, i cili ishte portier i Italisë më 1980 dhe ishte numër 1 kur Azzurri fituan Botërorin e 1986, i kishte rekrutuar për herë të parë Amadin dhe vllain e tij Hamed kur i pau duke luajtur.

“Kualiteti i tyre ëshët i mahnitshëm”, tha Galli sot për Football Italia. “Ata janë stërvitur me djemtë prej që kur lindën më 1999. Hamed Junior ka lindur më 2000 dhe vëllai i tij Amad lindi më 2002. Pavarësisht kësaj, ka ende një hapësirë të madhe në mes të tyre”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *