Vendosni fjalën kyçe....

Meta bën deklaratën e papritur: Do e luftoj Ramën, pas 25 prillit do shkoj në parlament në cilësinë e Presidentit ose në cilësi të tjera


Kreu i Shtetit Ilir Meta, në një intervistë për “Ora News” në emisionin Tempora ka bërë një deklaratë të papritur, duke theksuar se ai do luftojë me çdo mënyrë Kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nëse do të shkojë në cilësinë e presidentit, Meta tha se do të shkojë dhe në cilësi të tjera.

Do ta luftoj Edi Ramën. Siç lufton ai me lloj poshtërsish. Dhe në parlamentin e ardhshëm do të shkoj dhe do të bëj një seancë me dyer të mbyllura.”- tha Meta.

Meta u pyet nëse do shkonte në parlament në cilësinë e presidentit?

Ai u përgjigj: “Në cilësinë e presidentit edhe në cilësi të tjera. Opozita e ka të domosdoshme të jetë shumë herë më i përgatitur. Sepse opozita dhe për meritë të zotit Rama se sot është politikani më i urryer në Shqipëri. 2 në 3 socialistë e urrejnë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *