Vendosni fjalën kyçe....

Nga 12 tetori, qytetarët shqiptarë mund të shkojnë në Maqedoninë e Veriut pa testin e Covid-19


Maqedonia e Veriut ka vendosur të hapë kufijtë për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi pa qenë nevoja që ata të paraqesin një vërtetim nëse janë të prekur nga Covid-19 apo jo.

Njoftimi është bërë nga zv.kryeministri Artan Grubi ndërsa ai hyn në fuqi në datën 12 tetor.

Vendimi ishte propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive ndërsa sot ka marrë dritën jeshile edhe nga qeveria e Shkupit.

Grubi theksoi kufinjtë uhet të liberalizohen për nga shembulli i kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat janë të hapura dhe se deri tani ka pasur lëvizje të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe në vecanti në sezonin turistik, përcjell INA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *