Pas kalimit të ndryshimeve në Kuvend të Kodit Zgjedhor, “Nisma Thurje” ka përjashtuar deputeten Rudina Hajdari nga radhët e saj.
Lajmin e ka konfirmuar një nga themeluesit e Nismës Thurje, Pano Soko, i cili ka folur për Faxweb.al.
Soko ka sqaruar se që në fillim kur Hajdari i është bashkuar lëvizjes më të re politike në vend, kanë patur si kusht pikërisht hapjen e listave. Por Hajdari dështoi të bllokonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor që nuk mundësojnë lista 100% të hapura.
”Po ne e kemi pasur të kushtëzuar bashkëpunimin që në fillim nga hapja e listave. Mosrealizimi i kësaj pike na çon në shkeputjen e bashkëpunimit”, është shprehur Soko.
Deputetja Hajdari pati premtuar publikisht se do t’i qëndronte deri në fund hapjes së listave 100% dhe se do bënte të pamundurën. Por mos arritja e këtij qëllimi e përjashtoi nga radhët e Nismës Thurje ende pa u zyrtarizuar si parti politike.