Vendosni fjalën kyçe....

Opozita i vë flakën Presidencës në Kirgizstan, akuzon qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve (Video)


Rezidenca presidenciale në kryeqytetin e Kirgizstanit ka shpërthyer në flakë. Zjarri shpërtheu pasi ajo u sulmua nga protestuesit, të cilët akuzojnë kreun e shtetit për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të fundjavës.

Pamjet e shfaqura tregojnë ndërtesën në Bishkek teksa digjet. Flakët përfshinë disa kate të saj ndërsa shtëllunga tymi të zi shihen të dalin prej saj. Protestuesit pretendojnë se zgjedhjet e fundit janë manipuluar dhe akuzuan qeverinë për blerjen e votave dhe dhe frikësimin e zgjedhësve.

Protestuesit kërkuan që rezultatet e votimit të anulohen dhe në vend të bëhen zgjedhje të reja.

Partia Birimdik (Uniteti), e cila konsiderohet pranë qeverisë dhe që grumbulloi pjesën më të madhe të votave të dielën (24.52 përqind), njoftoi se është gati të marrë pjesë në një përsëritje të votimit parlamentar.

Asylbek Jeenbekov, vëllai i vogël i presidentit të tanishëm, Sooronbay Jeenbekov, është një anëtar i Birimdik.

Ndërsa Birimdik u bëri thirrje tre partive të tjera, të cilat janë gati të hyjnë në parlament, të ndjekin shembullin e saj dhe të zotohen të marrin pjesë në zgjedhjet e reja, kjo nuk i qetësoi mbështetësit e partive të humbura të opozitës që dolën në rrugë.

Një total prej 16 partish morën pjesë në votimin e së dielës, duke garuar për 120 vende parlamentare.

Duhet thënë se para pak kohësh, ambasador i SHBA-së në Kirgizstan u emërua ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *