Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur për gazetarët pas mbarimit të mbledhjes me drejtuesit politikë.
Rama në deklaratën e tij tha se po punohet në procesin e ndërveprimit me anëtarësinë duke marrë vlerësimet.
“Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar nga kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarqeve. Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat, që do të jetë përtej anëtarësisë.
Ndërkohë po përgatisim edhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament me skuadrën e PS”-tha Rama
Pyetjes së gazetarit nëse janë përzgjedhur kandidaturat që do të votohen të premten?
Rama iu përgjigj: “Nuk do flas sot për atë që do ndodhe të premten, se deri atëherë ka shumë kohë përpara”.
Ndërsa pyetjes nëse Ditmir Bushati do jetë apo jo në listën për deputet, Rama iu shmang duke mos dhënë asnjë përgjigje.