Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dy vëllezërve në Elbasan, arrestohet një 23-vjeçar dhe shpallen në kërkim 6 të tjerë


Një person është arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e dy të rinjve në Elbasan.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 4 tetor, ku lagjen “Haxhias”, kur dy vëllezërit Erand Bekteshi dhe Enkis Bekteshi (respektivisht 24 vjeç dhe 22 vjeç) u dhunuan me sende të forta në një lokal.

Policia thotë se ka arrestuar 23 vjeçarin me iniciale M.M., i cili dyshohet në bashkëpunim me 6 persona të tjerë plagosi dy vëllezërit.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy shtetas.

Policia arreston një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *